KERKO RECETA

Loading...

Perkthe(Translate)

Sunday, March 17, 2013

VEZE TE SKUQURA




PERBERESIT
 
2 vezë 

1 filxhan kafe vaj ulliri 
Kripë 
Piper te zi te bluar 





 PREGATITJA

Rregulli kryesore: Vezët duhet te skuqen ne temperature te ulet. Receta Zyrtare thotë se e verdha e vezes duhet të jetë e lengshme kur sherbehet dhe e bardha e saje te jete e forte ( e mpiksur ).Problemi është se e verdha e vezes mpikset në një temperaturë të ndryshme nga e bardha.

 
Në një tigan të vogël te laminuar shtojme vajin dhe e leme te ngrohet ne temperature te ulet.Vendosim vezet dhe presim deri sa te mpiksen periferite e se bardhës (qe merr disa sekonda), dhe me një lugë gjelle hedhim vajin e nxehte nga anet e tiganit mbi te bardhen e vezes dhe me pak mbi te verdhen e saje.


Kështu skuqet njëkohësisht nga lart dhe poshtë.Ne momentin qe eshte forcuar mire ( mpiksur ) e bardha e vezes i sherbejme  (vezet dhe vajin) në një pjatë.Shtojme kripën për shijen tonë dhe piperin e zi. Vezet e skuqura mund ti sherbejme me bukë te thekur dhe djathe te bardhe (sipas deshires tuaj). Nëse ju doni shije ekstra mund te zevendesojme vajin e ullirit me gjalpe.

Saturday, March 16, 2013

COKOLLATE SHTEPIE ME ARRA

PERBERESIT

1 kg sheqer
500 gr qumësht pluhur
50 gr kakao
250 ml ujë 
200 gr gjalpë
300 gr arra

rrush te thate dhe konjak sipas deshires


 




PREGATITJA

Ne nje tenxhere vendosim shurupin te zieje,sheqerin dhe ujin ne zjarr te avashte.Me një lugë druri perziejme here pas here shurupin.Sa te filloj te zieje shurupi dhe te nxjerre fllucka e ziejme per 7 minuta dhe e largojme nga zjarri. 
 
 Me nje site te vogel sisim kakaon dhe qumeshtin pluhur.Ne tenxheren e shiropit vendosim kakaon dhe qumeshtin pluhur duke i perzier keta perberes qe te bashkohen mire dhe e vendosim tenxheren ne zjarr te avashet duke shtuar gjalpin dhe arrat.

Pasi jane bashkuar mire te gjithe perberesit heqim tenxheren nga zjarri dhe e vendosim kremen e cokollates ne nje tepsi te shtruar me leter pjekie.E presim cokollaten pasi eshte ftohur mire.

BAKLLAVA


PERBERESIT
 
500 gr peta te holla
400 gr arra te bluara
400 gr gjalpë
1 lugë çaji kanellë pluhur
1/2 lugë çaji karafil pluhur




PER SHIROPIN
 
730 gr sheqer
500 ml ujë
220 ml shurup glukoze
lëngun e gjysmë limoni



PREGATITJA
 
Perziejme kanellën pluhur me arrat dhe me karafilin pluhur. Shkrijme gjalpin. Lyejme me gjalpë nje tepsi per pjekien e bakllavase me dimensione 35x45. Shtrojme gjysmat e petave ne tepsi duke i lyer nje e nga nje lehtë me gjalpë. Përhapim në mënyrë të barabartë te gjitha arrat ne te gjithë sipërfaqen e petave qe vendosem. Shtojme petat e mbetura duke i lyer dhe ato me gjalpe.


Presim me nje thike te mprehte bakllavane në copa (katrore, trekëndësha ose sipas deshires) dhe shtojme mbi bakllava gjalpin e mbetur. E Pjekim në temperaturen 180 gradë derisa të theket të mirë per 30-40 minuta. Ndërkohë pregatisim shurupin duke vene te gjithe bashke perberesit e tije te ziejne për 6-7 minuta. Pasi nxjerrim bakllavane nga fura te nxehte shtojme shurupin e  nxehtë dhe e lëme embelsiren te ftohet.

Thursday, March 14, 2013

KUJDES NGA QEPA VETITE E DOBISHME DHE TE DEMSHME TE SAJE

 

Kujdes nga QEPA!! Fakte interesante që nuk i dinit për vetitë e dobishme dhe të dëmshme të qepës!



 NJE SHKRIM SHUME I RENDESISHEM

Ne vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave ne mbare boten, nje doktor vizitonte cdo dite fshatrat dhe fermat ne perpjekje per te ndihmuar njerezit te luftonin semundjen. Shume fermere dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.
Nje dite doktori vizitoi nje familje dhe per cudine e tij, te gjithe familjaret ishin te shendetshem. Kur doktori pyeti se cfare bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vene nga nje gjysem qepe te qeruar ne pjate ne secilen dhome te shtepise (zakonisht dy dhoma ne ate kohe). Doktori mund ta besonte kete dhe i kerkoi gruas nese mund ta merrte njeren nga qepet per ta pare ne miktoskop. Ajo i dha njeren nga qepet dhe pas vezhgimeve ne mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit ne qepe. Tashme u be e qarte qe qepa i terhiqte bakteret, duke ruajtur ne kete menyre shendetin e familjes.

Se fundmi e degjova kete histori nga parukierja ime. Ajo tha qe disa vite me pare, shume nga punetoret e saj filluan te kene shqetesime nga gripi dhe po ashtu, edhe disa nga klientet. Vitin tjeter ajo vendosi disa vazo me qepe ne ambientet e punes. Per cudine e saj, asnje nga stafi i saj nuk u semur dhe nuk pati asnje sheqtesim ate vit. Shume persona neper bote kane reportuar te njejtin rezultat pozitiv pasi e kane provuar. Provoje dhe shikoje vete efektin. Une e provova vitin e kaluar dhe deri me tani kemi asnje lloj shqetesimi nga semundjet sezonale.

Disa jave me pare i tregova nje mikes sime histori dhe ajo u pergjigj me kete histori interesante per qepet:
Faleminderit qe ma kujtove. Nuk e dija per historine e fermerit, por di qe para ca kohesh u semura nga pneumonia dhe e tepert te te them qe isha shume e semure. Diku ne internet lexova nje artikull ku thuhej qe duhej te qeroja nje qepe, ta ndaja pergjysem, ta vendosja ne nje pjate dhe ta lija afer krevatit te pacientit gjate nates. Artikulli thoshte qe ne mengjes, qepa do te marre nje ngjyre te erret… ashtu ndodhi dhe une filova te ndihem me mire.

Dicka tjeter qe lexova nga artikulli ishte qe qepa dhe hudhra te vendosura ne dhome, shpetuan shume jete njerezish nga semundja e murtajes disa vite me pare. Ato kane veti te fuqishme kunder baktereve dhe infeksioneve.Eshte edhe nje konstatim tjeter. Shpesh here kur kemi probleme me stomakun, nuk e dime se ku qendron problemi apo kujt t’ja veme fajin. Mbase qepet mund te jene nje nga shkaqet. Fakti qe qepet kane veti te terheqin bakteret dhe ne kete menyre te mbrojne shendetin tone, eshte arsyeja qe ne nuk duhet te konsumojme qepet qe kane qendruar me shume se nje dite qe nga koha kur jane prere apo qeruar.

QEPET E MBETURA MUND TE JENE HELMUESE.

Disa kohe me pare kisha shansin te bashkebizedoja me perfaqesuesit e nje kompanie te prodhimit te majonezes. Nje nga bisedat ishte per ushqimet helmuese dhe efektin e tyre tek organizmi. Mesova disa fakte interesante nga njeri prej kimisteve.Gjate bisedes, dikush pyeti nese duhet te shqetesohemi nga perberesit e majonezes. Njerezit shpesh shqetesohen nese majoneza eshte e demshme. Pergjigja e kimistit ishte cuditerisht e papritur. Sipas tij, majoneza qe blihet ne treg eshte krejtesisht e sigurt dhe e pa demshme.
Nuk ka nevoje as te mbahet ne frigorifer. Ska asnje efekt negativ nese e mbani, por nuk eshte e domosdoshme.Ai vazhdoi te shpjegonte qe pH (pehashi) i majonezes eshte vene i tille qe bakteret nuk mund te mbijetojne ne te. Per te nuk ishte ndonje cudi e madhe qe gjate veres, shpesh ne tavolinat e njerezve gjen qepe hudhra dhe sallate, dhe njerezit zakonisht fajesojne majonezen kur semuren.

Ai vazhdoi te shpjegonte qe ne rastet kur raportohen helmime nga ushqimi, nder elementet e pare qe mjeket kontrollojne tek viktima eshte QEPA dhe nga cili ushqim ka ardhur ajo (sallata?). Sipas tij nuk eshte majoneza (perderisa nuk eshte e prodhuar ne shtepi) shkaku i helmatisjes, por me shume mundesi ushqimet qe permbajne QEPA te lene disa dite e prere, HUDHRAT dhe ne disa raste edhe PATATET.>
Qepa ndotet mjaftueshem vetem duke e prere dhe lene te ekspozuar ne ambient per nje kohe te shkurter dhe mund te perbeje rrezik per persona te ndjeshem ( kjo ndodh zakonisht ne fast-food apo restorante ku sherbehen ushqime qe kane si perberes qepen!). Sipas kimistit nese e pritni qepen shume shpesh dhe imet, mund te jete OK, por nese thjesht e ndani ne pak pjese dhe e vini ne sanduic, mund ti hapni probleme vetes. Qepet dhe patatet e lageshta ne sallate patatesh i terheqin bakteret me shpejt se cdo lloj majoneze mund ti terhiqte.

Gjithashtu qente nuk duhet te konsumojne qepe. Metabolizmi i tyre nuk e duron dot qepen.
Si perfundim ju lutem mbani mend qe nuk eshte e keshillueshme (dhe mbase e rrezikshme) nese perdorni ne ushqime qepe te prera para me shume se nje dite. Ajo behet helmuese edhe nese lihet nje nate te vetme dhe krijon baktere toksike qe mund te shkaktojne infeksione te ndryshme te stomakut.
Shperndajeni kete lajm tek te gjithe njerezit tuaj te aferm qe edhe ata te mesojne.

Monday, March 11, 2013

BERXOLLA DERRI ME SALCE LIMONI

Provoni bërxolla derri te pjekura në skarë me salcë vaji ulliri dhe leng limoni te fresket!


PERBERESIT

4 bërxolla derri, te trasha 2-3 cm
2 luge supe vaj ulliri Extra
2 luge supe lëng limoni të freskët
1 lugë kafe kripë deti
1/2 luge kafe piper te zi te sapo bluar
1 luge kafe rigon mali te cilesise se pare

 

PREGATITJA

Bashkojme perberesit e salces vajin e ullirit dhe limonin dhe i perziejme mire deri sa te kemi nje salce homogjene. Lyejme të dyja anët e berxhollave te derrit me rigon, vaj ulliri dhe lëng limoni, dhe i spërkasim me kripë dhe piper te zi.

Përgatisim një zjarr të mesëm dhe nje skare të nxehtë. Lyejme me nje furçë me vaj hekurat e pastër te skares. Vendosim mbi skaren e nxehtë berrxollat duke i kthyer cdo 5-6 minuta deri sa te na piqen berxhollat dhe i sherbejme te ngrohta me patate te skuqura,ose oriz te zier me salce domateje, me pure patateje, sallata te deshires tuaj etj.

Sunday, March 10, 2013

FTONJ NE FURRE ME SHURUP VERE




PERBERESIT

2 kg ftonj
500 ml vere te kuqe pak te embel
1.5 filxhan caji me sheqer 
1 limon (lengun)
1/2 luge kafe me kanelle pluhur






PREGATITJA

Qerojme ftonjte dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe me pak leng lemoni qe mos na nxihen gjate procesit te pastrimit.Ne nje tepsi vendosim ftonjt e pastruar dhe i sperkasim me sheqer dhe kanelle. Shtojme veren e kuqe dhe lengun e 1 limoni dhe i vendosim ne furre te nxehte ne temperaturen 190 grade per 45-50 minuta. Gjate procesit te pjekies mund ti kthejme ftonjte nga te dyja anet duke u pjekur ne menyre qe te marrin ne menyre te njetrajtshme shiropin e veres.

Monday, February 11, 2013

BUKE ME ULLINJ DHE DJATHE




PERBERESIT

Per mbushjen
 200 gr djathe te bardhe te thermuar
200 gr ullinj pa berthame te grira
1 luge kafe me rigon
1/2 luge kafe me rozmarin te bluar

Per brumin

500 gr miell
1 kuti birre 300 ml
2 luge supe vaj ulliri
1 luge kafe me kripe

PREGATITJA

I vendosim te gjithe perberesit e brumit ne nje robot shtepiak dhe e leme te punohet duke i shtuar perberesit e mbushjes pas15 min.E perpunojme brumi deri sa te mos te ngjitet neper duar.

Brumin qe pregatitem e perpunojme pak me duar dhe e vendosim ne nje tepsi te mbuluar me nje pecete rreth 30 min per tu qetesuar




Vendosim brumin ne nje tepsi te vajosur duke i dhene formen bukes sipas deshires tuaj.





Forma bukes mund ti jepet dhe ne gjysem hene si ne foto.

Brumin mund ta vendosni ne nje tepsi te vajosur duke e hapur me duar dhe ti jepni formen e nje piteje si ne foton e mesiperme.

Presim piten e formuar me nje thike dhe e sperkasim brumin me rozmarin te bluar.

Pasi e kemi lene brumin dhe 20 min te tjera per tu qetesuar e vendosim ne furre te parapregatitur te nxehte ne temperaturen 180 grade per 20-25  minuta.

Friday, February 8, 2013

MARMELATE MANDARINE


PERBERESIT

4 mandarina, të prera në feta holla të rrumbullakëta
1/4 filxhan caji lëng mandarine te shtrydhur
1/2 filxhan caji vere te bardhe te gazuar
sheqer





PREGATITJA

Pregatisim një kavanoz qelqi te sterilizuar dhe e vendosim mënjanë.

Vendosim një tenxhere të madhe ne teperature te larte ngrohjeje, shtojme fetat e mandarinave dhe ju shtojme ule te ftohte deri sa te mbulohen. Pasi fillojne te ziejne fetat e mandarines me ujin ulim temperaturen ngrohjes dhe e leme te ziejne për 10 minuta akoma. Zbrazim ujin e mandarinave dhe përsërisim edhe njehere kete proces.


Per pregatitjen e kësaje recete ne do të përdorim një procesor ushqimor ose nje blender me thika prerie.Shtojme ne enen plastike te procesorit fetat e mandarinave, pasi i kemi lene pak per tu ftohur dhe i bluajme lehte vetëm disa herë. Në qoftë se do duam copa me të vogla mandarine mund të vazhdojmë grirjen deri sa te kemi arritur madhësine e dëshiruar te mandarinave.


Duke përdorur një peshore gatimi, peshojnë Mandarinat e grira.Në një tenxhere të madhe, shtojme copat e mandarinës dhe të njëjtën peshë sheqeri.Shtojme lëngun e mandarinave dhe veren e bardhe te gazuar,dhe vazhdojme zierien deri sa te arrije ne temperaturen 100 ° C per rreth 10-15 minuta.Heqim nga zjarri marmelaten dhe heqim me nje luge shkumën qe ka krijuar marmelata gjate zieries.


Me një lugë vendosim në kavanozin e sterilizuar që kemi përgatitur marmelaten e mandarines dhe e leme te ftohet pa e mbyllur kapakun e kavanozit.Pas ftohjes se plote e vendosim atë në frigorifer dhe është gati për përdorim.Marmelata e mandarines mund te ruhet ne frigorifer per 2 muaj.


Menyra e pregatitjes se kesaje marmelate mund te zevendesohet me cdo lloj fruti tjeter te sezonit.