KERKO RECETA

Loading...

Perkthe(Translate)

Saturday, March 16, 2013

BAKLLAVA


PERBERESIT
 
500 gr peta te holla
400 gr arra te bluara
400 gr gjalpë
1 lugë çaji kanellë pluhur
1/2 lugë çaji karafil pluhur




PER SHIROPIN
 
730 gr sheqer
500 ml ujë
220 ml shurup glukoze
lëngun e gjysmë limoni



PREGATITJA
 
Perziejme kanellën pluhur me arrat dhe me karafilin pluhur. Shkrijme gjalpin. Lyejme me gjalpë nje tepsi per pjekien e bakllavase me dimensione 35x45. Shtrojme gjysmat e petave ne tepsi duke i lyer nje e nga nje lehtë me gjalpë. Përhapim në mënyrë të barabartë te gjitha arrat ne te gjithë sipërfaqen e petave qe vendosem. Shtojme petat e mbetura duke i lyer dhe ato me gjalpe.


Presim me nje thike te mprehte bakllavane në copa (katrore, trekëndësha ose sipas deshires) dhe shtojme mbi bakllava gjalpin e mbetur. E Pjekim në temperaturen 180 gradë derisa të theket të mirë per 30-40 minuta. Ndërkohë pregatisim shurupin duke vene te gjithe bashke perberesit e tije te ziejne për 6-7 minuta. Pasi nxjerrim bakllavane nga fura te nxehte shtojme shurupin e  nxehtë dhe e lëme embelsiren te ftohet.