Perkthe(Translate)

TIRAMISHU BADISH

              


             
Tiramishu Batish eshte nje embelsire e thjeshte per tu pregatitur ne kushtet shtepiake.

Eshte nje embelsire e perbere nga fruta te fresketa nga biskota amaretini dhe eshte e alternuar me shtresa kremi pasticerie qe perdoret ne embelsiren e tiramishuse.

Embelsira TIRAMISHU BRADISH eshte nje embelsire klasike italiane.E lehte dhe shume e thjeshte ne pregatitje dhe shume e preferuar.








 PERBERESIT

Per 7 persona

300 gr qumesht pana me 15-20% yndyre
300 gr kreme djathi  (maskarpone)
120 gr sheqer pluhur
1/2 luge kafe me vanilie
200 gr biskota amaretini
200 gr lule shtrydhe
200 gr manaferra
200 gr boronic
150 gr dredhza




fruta te fresketa






PREGATITJA

Embelsira e tiramishu bradish ka menuren e saj te pregatitjes por te fshehtat jane te gjitha njesoj:rrahje e mire te kremes,perzierje me kujdes te perberesve dhe durim te ftohet ne frigorifer.


Ne nje robot shtepie ose ne nje ene plastike me dore perpunojme kremin e qumeshtit dhe kremin e djathit maskarpone duke ju shtuar sheqerin pluhur dhe vanilien.





Kremen e tiramishus e vendosim ne nje forme pasticerie per ta perdorur per shtresat e kemes  ne gotat qe do ta sherbejme.

Vendosim nje shtrese biskotash amaretini duke i coptuar pak me dore neper gota dhe mbi biskota vendosim nje shtrese me fruta te fresketa.







Mbi fruta shtojme nje shtrese me kreme tiramishu. Duhet theksuar qe frutat perpara se ti perdorim per embelsiren duhet ti kemi vendosur ne frigorifer     2-3 ore perpara.






Vendosim perseri neper gota shtresat me biskota te coptuara,frutat dhe kremen e tiramishus.

Sipas deshires frutat e perziera perpara pregatitjes mund ti sperkasim me pak koniak ose martini.     





Tiramishuja badish mund te sherbehet dhe e sperkatur me pak kanelle pluhur.




Embelsira duhet vendosur ne frigorifer 1-2 ore perpara konsumimit.


Ju befte mire.





3 comments:

  1. Nje embelsire me shije te vecante qe konsumohet me teper ne sezonin e veres.
    Tiramishu badish eshte nje embelsir karakteristike Italiane.

    ReplyDelete
  2. Mund te perdoren fruta te tjera, si pershembull fruta tropikale ne vend te frutave te pyllit te perdorura me lart? Apo ndryshon emri i Tiramisus ne baze te frutave te perdorura?

    ReplyDelete
  3. Eldita mund te perdoresh dhe fruta tropikale meqe ju pelqejne.

    ReplyDelete