Perkthe(Translate)

Thursday, December 13, 2012

MISH QENGJI NE FURRE (GJYLBASHI)


PERBERESIT:

 1 kofshe qengji
 5-6 thelbinj hudhër te grira
 kripë,piper
 2 luge gjelle me gjalpë
 1 limon (lengun)
 1/2 lugë gjelle mustardë.







PREGATITJA:

Lajme dhe kullojme mire mishin e qengjit. Me një thikë të mprehtë,hapim vrima ne kofshen e qengjit dhe mbushin ato me copa të vogla të hudhrash.
Sperkasim mire mishin e qengjit me kripë, piper dhe lëng limoni dhe e sperkasim dhe me mustardë dhe ne fund me gjalpe. Vendosim mishin ne leter pjekjeje dhe e shtrengojme mire me spango. Piekim në furrë  ne temperature te ulet  për rreth 2.5 orë.Heqim letren e piekies nga mishi dhe e leme dhe 25-30 minuta te tjera qe te marre ngjyre.



No comments:

Post a Comment