Perkthe(Translate)

Friday, December 14, 2012

MIDHIE ME VERE TE BARDHE


PERBERESIT

½ kg midhje
1 qepë të vogel te grire
50g gjalpë ose 1/2 filxhan kafe vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz te grire
350ml verë te bardhë 
kripë, piper
2 thelbinj hudhera te grira

Ora e pregatitjes 10 minuta




 
PREGATITJA


Vendosim midhiet ne uje te bollshem per ti lare mire duke eleminuar midhiet qe jane te hapura sepse nuk jane te keshillueshme.Ne nje tigan te nxehur kavurdisim me vaj ose gjalpe qepen per 5-6 minuta dhe shtojme hudhrat.  

Shtojme midhiet,kripen ,piperin,majdanosin.Duhet theksuar per midhiet qe duhet ti kavurdisim ato derisa te hapen te gjitha.Midhjet qe mbeten te mbyllura nuk eshte e keshillueshme per tu konsumuar.

Shtojme veren e bardhe,gatuajme midhiet deri sa te na avulloje alkoli i tepert dhe i sherbejme midhiet te ngrohta duke i sperkatur me pak majdanos te grire.

No comments:

Post a Comment