Perkthe(Translate)

Monday, December 17, 2012

MANDARINA NE SHURUP ME VOTKE



Mandarinat ne shurup me votke kane nje kohe pregatitjeje 1 javore dhe jane një ide e bukur që mund të zbatohet dhe në fruta të tjera në qoftë se ju doni shije pak më të sofistikuar te ëmbëlsirave.Mund ti perdorni mandarinat me shurup votke edhe te prera ne feta per te zbukuruar turtat dhe kremra te te gjitha llojeve.





PERBERESIT


15 mandarina të se njëjtën madhësi
1 kg sheqer 

1 liter ujë
2 kanellë shkopinj 10 cm secili
350 ml votke

sipas deshires pak karafil





PREGATITJA

Lajme mire mandarinat dhe i shpojme shume here me një kruarse dhëmbësh dhe i vendosim ne nje tenxhere me ujë të ftohte te bollshem. Vendosim tenxheren ne zjarr te fuqishem dhe sa te filloje te zieje pas 5 minutash heqim mandarinat dhe e i kullojme.



 






Ne nje tenxhere tjeter vendosim 1 liter uje dhe 1 kg sheqer qe te ziejne dhe pas 5 minutash sa te kete filluar zierien shtojme mandarinat Ulim temperaturen e zjarrit dhe i leme te ziejne per nje ore ne zjarr te avashte. Heqim mandarinat nga shurupi me nje luge dhe i vendosim ne kavanoza te sterilizuar.Shtojme ne shurup erezat dhe e leme te zieje dhe 10 minuta te tjera.


 





Heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojme votken duke e perzier mire shurupin.Vendosim te zieje shurupin dhe per 5 min te tjera
dhe e heqim per tu ftohur. Vendosim shurupin neper kavanoza dhe i mbyllim.I leme mandarinat ne shurup te votkes brenda ne kavanoz per nje jave qe te fermentohen mire perpara konsumimit. Ne kavanoza mandarinat me shurup votke jasht frigoriferit eshte e keshillueshme te konsumohen brenda 3 muajsh.Me pas mund te ruhen ne frigorifer.Ne momentin qe do hapim kavanozin duhet ta ruajme brenda ne frigorifer.

No comments:

Post a Comment