Perberesit
1 pule
1 karotë
1 patate
1 qepë
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper
6 lugë oriz per supe
Per salcen e lemonit
1 vezë
2 limon
1 lugë gjelle miell
Pregatitja
Lajme pulen, e vënë atë në një tenxhere me ujë deri sa te mbulohet për të zier dhe sapo ka filluar te ziej, derdhim ujin,lajme perseri pulen dhe e vendosim përsëri në tenxhere me ujë deri sa te mbulohetdhe e leme te ziej.
Shtojme, karroten, pataten, qepën, kripën,piperin dhe vajin e ullirit dhe i lëme te ziejne rreth 40 minuta apo më shumë ne temperature jo shume te larte.
Mbasi kane zier i heqim nga tenxherja pulen dhe perimet me një lugë me vrima dhe i vendosim në një pjatë që shërbejme,shtojme ne tenxhere 1 filxhan ujë dhe sapo te fillojë te ziej shtojme orizin dhe e leme te zieje per 10-15 min
.Pregatisim salcen e vezes dhe lemonit per supen e pules ne kete menyre qe te mos na prihet veza ne supe: Vënë në një vezë procesorin e ushqimit,lëngun e limonit dhe miellin dhe i perziejme per 2 minuta.Hedhim keta perberes në tenxhere e cila mund te jete dhe mbi zjarr duke zier dhe i trazojme.
Heqim kockat pules dhe e presim mishin ne pjese te vogla,presim dhe zarzavatet në pjese të vogla dhe i hedhim te gjitha ne supe.Supen e shërbejme në pjatë të thellë,shtojme pak piper dhe na befte mirë!
No comments:
Post a Comment