PERBERESIT
Per 4-5 pica
1200 gr miell i tipit 00
30 gr maja birre
20 gr kripe
2 te verdha vezesh
100 ml qumesht
7 luge supe vaj ulliri
20 gr sheqer
650 ml uje te vaket
PREGATITJA
Menyra e pregatitjes se pices ne kushtet shtepiake:
Per te pregatitur brumin qe eshte baza e pices na duhet nje brumatrice shtepie ose mund ta pregatisim duke e punuar dhe me duar. Ne nje ene plastike vendosim ujin,kripen, majane,sheqerin dhe i perziejme deri sa te treten.Vendosim ne brumatrice te gjithe perberesit e tjere dhe stojme ujin qe pregatitem me perberesit qe tretem dhe e punojme deri sa te formohet brumi i cili duhet te mos na ngjitet ne duar.Vendosim brumin e pregatitur ne nje ene plastike me kapak dhe e mbyllim ne vend pak te ngrohte.Brumin e leme deri sa te na dyfishohet pak a shume volumi i tij.
E ndajme brumin ne tepsite e picave dhe e hapim duke vendosur pak vaj ne tepsi qe te na ndihmoje ne pregatitjen per ta hapur brumin duke shtypur me te gjitha gishtat nga brenda ne qender e shtypim anash ne te gjithe tepsine.
Per pregatitjen e pices na duhet dhe salca e pices qe per rastin konkret per 3-4 pica do na nevojiten: rreth 2-3 domate te fresketa ose konserve domate te grire 200 gr, kripe dhe piper te bardhe hedhim duke e provuar aq sa duhet, 2 luge vaj ulliri, 1 luge kafe me sheqer, 1 luge kafe me rigon, 1 thelb hudher te grire ne multi. Te gjithe perberesit e lart permendur i punojme ne nje multi qe te kemi nje salce homogjene.
Vendosim mbi brumin e pregatitur ne tepsi rreth 3 luge supe salce pice dhe e hapim ne gjithe siperfaqen e brumit. Siper salces se pices shtojme nje shtrese me djathe te grire te verdhe GUDA dhe mbi djathin mund te vendosni perberes te deshires suaj si proshut,sallam,kerpudha,ullinj,spec te fresket, bejkon,sallam pikant,etj.
Ne rastin tone ne foton e mesiperme kemi nje pice me keto perberes:
salce pice
djathe te verdhe te grire
mish derri te grire
qepe te grire
spec turshi pak pikant
djathe te bardh te grire
hudher te grire ne rende
Te gjitha picat piqen ne furre te nxehur lart-posht ne temperatur 210-220 grade per 8-10 min
por gjithmone duke e kontrolluar per te pershtatur teperaturen e sakte te furrave te ndryshme dhe largesine lart-posht te pices qe te piqet njesoj si lart dhe poshte ne furre.
No comments:
Post a Comment