Pak fjale per djegset
Kerpudha djegse eshte nje lloj kerpudhe qe rritet dhe ne pyjet e fshatit Llenge ne Moker te pogradecit.Ne momentin qe e kepusim kur e mbledhim nxhjerr nje leng te bardhe djeges nga ku ka marre dhe emrin e saje DJEGSE.Mbas pjekies ne zgare te kerpudhes nuk ka shije djegse por ka nje shije te vecante dhe shume te shishme.
Perberesit
1 kg kerpudha Djegse ose cdo lloj tjeter te ngjashem
2 thebinj hudhrash te bluar ne rende
kripe
piper
1 filxan kafe me vaj ulliri
1 luge kafe me mjalte
2 luge supe me uthull balsami
1 luge kafe maidano
Pregatitja
Ne nje multi perziejme te gjithe perberesit pervec maidanozit dhe kerpudhave dhe i perziejme deri sa te na formohet nje salce ngjyre karamele.U hedhim kerpudhave 3/4 e salces dhe i perziejme 2 ore para pjekies.
Mbas pjekies ne zgare i sherbejme kerpudhat duke ju shtuar pjesen tjeter te salces dhe i sperkasim me majdanoz.
Jam kurioze per shijen e ketyre kerpudhave. Duken gjigande si "oktapod toke" nga fotografia. Shpresoj ti provoj ndonjehere se jane natyrale, jo te kultivuara dhe me hormone, sic jane gjerat qe gjejme sot ne treg zakonisht.
ReplyDelete