Perkthe(Translate)

Tuesday, December 11, 2012

TAVE ME KARKALECA DETI

PERBERESIT

1 kg karkaleca deti te pastruara
300 gr djathe te bardhe  te grire

2 filxhan kafe vaj ulliri
2 domate te grira

1 luge supe me salce domate
1 qepe te grire
3 thelbinj hudher
kripe piper

1 luge kafe rigon
1/2 filxhan kafe me vere te bardhe
1 luge kafe me majdanos te grire


PREGATITJA

Ne nje tigan te nxehur me 1/2 e vajit te ullirit skuqim qepen dhe nje thelb hudher te grire. Shtojme domatet,salcen e domates dhe rigonin.E leme qe te ziejne deri sa te mpikset salca dhe e heqim nga zjarri.

Ne nje tigan tjeter te nxehur me vajin e ullirit qe na mbeti skuqim karkalecat e detit.Shtojme sasine e hudhrave te tjera,kripen,piperin qe te kavurdisen bashke me karkalecat e detit dhe i shuajme me vere te bardhe.

I leme te ziejne pak sa te avolloje alkoli dhe u shtojme karkalecave te detit salcen qe pregatitem dhe 1 filxhan kafe me uje te ngrohte.I leme karkalecat së bashku me salcën qe te ziejne per 6-7 minuta dhe i vendosim ne nje tepsi duke u shtuar djathin mbi garidhet per tu pjekur ne furre te parapregatitur ne temperaturen 180 grade per 10-15 minuta.I sherbejme karkalecat te ngrohta duke i sperkatur me majdanos.

No comments:

Post a Comment