Perkthe(Translate)

Friday, December 7, 2012

KARKALECA DETI ME KUNGULLESHKA DHE KYRI

PERBERESIT

16 karkaleca deti te medhaja te pastruara nga koka

50 ml vaj ulliri
1 qepe te thate te grire
2 kungulleshka te prera ne feta te holla
1 thelbi hudher te grire
leng lemoni nga 1/2 lemoni
80 ml vere te bardhe
1 luge kafe me kyri ( nje erez e verdhe arabeqe ka 12 perberes )
kripe
piper te bardhe te sapo bluar
1 luge kafe me majdanos te grire

 
 
PREGATITJA

Ngrohim tiganin ne zjarr te fuqishem dhe vendosim vajin e ullirit,karkalecat e detit dhe hudhren.

I skuqim rreth 1 minut dhe ju shtojme kungujt,qepen,kyrin,kripen,majdanozin dhe piperin.

I skuqim te gjithe perberesit rreth 2-3 minuta dhe i shuajme me vere dhe leng lemoni.

Vazhdojme skuqien dhe per 2-3 minuta te tjera deri sa te zbuten pak zarzavatet dhe te lidhen te gjithe perberesit per te pregatitur salcen e karkalecave te detit.

Salcen mund ta sherbejme me rigatoni,oriz,nudel ose me makarona te ndryshme.

Ju befte mir

No comments:

Post a Comment