Perkthe(Translate)

Monday, May 28, 2012

MEZE PER VERE

PERBERESIT

3 kg mish derri,qafe ose shpatull te prere
4-5 domate per salce
2-3 qepe
2-3 thelbinj hudre te grira
1 spec jeshil
3 luge supe me majdano te grire
1/2 filxhan caji me vaj ulliri
kripe
piper
1 filxhan caji me birre




PREGATITJA

Vendosim mishin e grire ne nje tepsi te thelle.Me rende ose me multi grijme domatet dhe qepen dhe i hehim ne tepsi bashke me mishin.Ne te njejten menyre veprojme dhe me specin ne rende ose ne multi dhe i vendosim bashke me gjithe perbersit e tjere ne tepsi.

I perziejme te gjithe perberesit ne tepsi dhe e vendosim tepsine ne frigorifer per 7-9 ore para se ta pjekim ne furre.Mezen e veres e pjekim ne furre 1.5 ore ne temperaturen 180 grade.30 min e fillimit gjate pjekies mund ta mbuloni tepsine me nje leter alumini.

Thursday, May 24, 2012

KREPA ME COKOLLATE,BANANE DHE AKULLORE VANILIE

 

 

 

 

E mbushim krepen me kreme cokollate dhe banane te grire sipas deshires mund te shtojme dhe arra te bluara.

 

 

 

E sherbejme me akullore te shijeve te ndryshme si ne rastin tone me akullore vanilie.

Monday, May 14, 2012

DJATHE DELE I PJEKUR NE FURRE

Perbersit
                 djathe dele
                 spec turshi i grire
                 spec i kuq i fresket i grir ne kubik
                 gjalp dele me koperr 
                 piper i kuq 
                 rigon
                 domate e prere ne feta te holla
                 hudher e grire 

                                    

 

 

 

 

Pregatitja
  Vendosim poshte djathit 2 feta e domate dhe vendosim sipas
  rradhes perbersit mbi djathe:specin turshi,specin e kuq,piperin
  e kuq,hudhren,gjalpin dhe rigonin.E pjekim djathin ne furre per 12 min
  ne temperaturen 220 grade dhe eshte gati per tu sherbyer.

Tuesday, May 8, 2012

SPECA DHE DOMATE TE MBUSHURA ME ORIZ DHE MISH TE GRIRE

  Perberesit

 

 Per 6-7 racione
15 speca dhe domate
25 luge supe me oriz
1/2 filxhan caji me vaj ulliri
1 qepe te madhe te grire
4 thelbinj hudhra te grira
1/2 filxhan caji me maidhano te grire
1/2 filxhan caji me nenexhik te grire
kripe-piper
1 filxhan caji me salce domate 
1 luge kafe me sheqer
400 gr mish vici te grire

 Pregatitja

 

Presim specat dhe domatet si ne foton e mesiperme per tu mbushur.Presim fundin e domateve dhe e pasrtrojme te brendshmet e tyre me nje luge supe.Te brendshmet e domateve i grijme per tu perdorur per mbushjen.
Ne nje tenxhere skuqim qepen me gjysmen e sasise te vajit te ullirit per 6 min shtojme mishin e vicit te grire dhe gjysmen e sasise te hudhres se grire.Vazdojme skuqien dhe per 6 min te tjera dhe shtojme maidanosin, nenexhikun,, kripen,piperin,orizin,salcen e domates se grire,salcen e te brenshmeve te domateve qe pastruam dhe nje filxhan caji me uje te ngrohte. 
Heqim tenxheren nga zjarri 3 min mbasi te kete filluarte marri nje vale dhe para se ti mbushim specat dhe domatet u shtojme nga brenda tyre shume pak krip,piper dhe sheqer. 




Mbasi kemi mbushur specat dhe domatet tepricen e mbushies
e vendosim ne tepsi anash specave dhe domateve.
Te mbushurave u shtojme nga lart pjesen tjeter te vajit te ullirit pak kripe dhe pjesen tjeter te hudhrave te grira.
Specat dhe domatet e mbushura i pjekim ne furre te nxehte
ne temperaturen 180-190 grade per 40-45 min.

KERPUDHA TE PJEKURA NE ZGARE - DJEGSE MOKRE


 

 

 

Pak fjale per djegset

Kerpudha djegse eshte nje lloj kerpudhe qe rritet dhe ne pyjet e fshatit Llenge ne Moker te pogradecit.Ne momentin qe e kepusim kur e mbledhim nxhjerr nje leng te bardhe djeges nga ku ka marre dhe emrin e saje DJEGSE.Mbas pjekies ne zgare te kerpudhes nuk ka shije djegse por ka nje shije te vecante dhe shume te shishme.

 

 

 

Perberesit

1 kg kerpudha Djegse ose cdo lloj tjeter te ngjashem
2 thebinj hudhrash te bluar ne rende
kripe
piper
1 filxan kafe me vaj ulliri
1 luge kafe me mjalte
2 luge supe me uthull balsami
1 luge kafe maidano

Pregatitja

Ne nje multi perziejme te gjithe perberesit pervec maidanozit dhe kerpudhave dhe i perziejme deri sa te na formohet nje salce ngjyre karamele.U hedhim kerpudhave 3/4 e salces dhe i perziejme 2 ore para pjekies.
Mbas pjekies ne zgare i sherbejme kerpudhat duke ju shtuar pjesen tjeter te salces dhe i sperkasim me majdanoz.                     

                                                  

GJIRO ME MISH PULE

Perbersit

230 gr fileto pule te prere dhe te piekur

2 pite te piekura
sallate jeshile
domate
kastravec
turshi mix me laker,spec te kuq,spec te verdhe,selino
lemon
salce majoneze me kecap (souce-ceef)