Perkthe(Translate)

Monday, December 17, 2012

MANDARINA NE SHURUP ME VOTKE



Mandarinat ne shurup me votke kane nje kohe pregatitjeje 1 javore dhe jane një ide e bukur që mund të zbatohet dhe në fruta të tjera në qoftë se ju doni shije pak më të sofistikuar te ëmbëlsirave.Mund ti perdorni mandarinat me shurup votke edhe te prera ne feta per te zbukuruar turtat dhe kremra te te gjitha llojeve.





PERBERESIT


15 mandarina të se njëjtën madhësi
1 kg sheqer 

1 liter ujë
2 kanellë shkopinj 10 cm secili
350 ml votke

sipas deshires pak karafil





PREGATITJA

Lajme mire mandarinat dhe i shpojme shume here me një kruarse dhëmbësh dhe i vendosim ne nje tenxhere me ujë të ftohte te bollshem. Vendosim tenxheren ne zjarr te fuqishem dhe sa te filloje te zieje pas 5 minutash heqim mandarinat dhe e i kullojme.



 






Ne nje tenxhere tjeter vendosim 1 liter uje dhe 1 kg sheqer qe te ziejne dhe pas 5 minutash sa te kete filluar zierien shtojme mandarinat Ulim temperaturen e zjarrit dhe i leme te ziejne per nje ore ne zjarr te avashte. Heqim mandarinat nga shurupi me nje luge dhe i vendosim ne kavanoza te sterilizuar.Shtojme ne shurup erezat dhe e leme te zieje dhe 10 minuta te tjera.


 





Heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojme votken duke e perzier mire shurupin.Vendosim te zieje shurupin dhe per 5 min te tjera
dhe e heqim per tu ftohur. Vendosim shurupin neper kavanoza dhe i mbyllim.I leme mandarinat ne shurup te votkes brenda ne kavanoz per nje jave qe te fermentohen mire perpara konsumimit. Ne kavanoza mandarinat me shurup votke jasht frigoriferit eshte e keshillueshme te konsumohen brenda 3 muajsh.Me pas mund te ruhen ne frigorifer.Ne momentin qe do hapim kavanozin duhet ta ruajme brenda ne frigorifer.

Friday, December 14, 2012

MIDHIE ME VERE TE BARDHE


PERBERESIT

½ kg midhje
1 qepë të vogel te grire
50g gjalpë ose 1/2 filxhan kafe vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz te grire
350ml verë te bardhë 
kripë, piper
2 thelbinj hudhera te grira

Ora e pregatitjes 10 minuta




 
PREGATITJA


Vendosim midhiet ne uje te bollshem per ti lare mire duke eleminuar midhiet qe jane te hapura sepse nuk jane te keshillueshme.Ne nje tigan te nxehur kavurdisim me vaj ose gjalpe qepen per 5-6 minuta dhe shtojme hudhrat.  

Shtojme midhiet,kripen ,piperin,majdanosin.Duhet theksuar per midhiet qe duhet ti kavurdisim ato derisa te hapen te gjitha.Midhjet qe mbeten te mbyllura nuk eshte e keshillueshme per tu konsumuar.

Shtojme veren e bardhe,gatuajme midhiet deri sa te na avulloje alkoli i tepert dhe i sherbejme midhiet te ngrohta duke i sperkatur me pak majdanos te grire.

Thursday, December 13, 2012

5 SALCA TE SHISHME DHE TE THJESHTA



1.  3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull vere, 1 lugë gjelle me mjalte, 1 lugë gjelle mustardë, 1 lugë çaji trumzë, kripë dhe piper. Nje salce ideale për sallata të përziera jeshile dhe perime te pjekura në skarë.
 
2.  3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 1/2 lugë gjelle lëng limoni,1 lugë çaji rigon.Salce ideale për nje sallate te prere holle me laker dhe karote, zarzavate dhe kërpudha.





 

3.  3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull molle ose uthull vere, 1 lugë kafe me sheqer te zi, kripë dhe piper.Salce ιdeale për sallatë me lakër te grire dhe speca të kuq turshi.

4.  2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle uthull të bardhë, 1 lugë çaji salcë soje,1/2 luge caji xhenxhefil te grire të freskët, 1/2 lugë çaji lekure lemoni te grire ne rende te imet, kripë, piper i kuq pak djegës. Salce ideal për sallatë jeshile te perzier me pule te pjekur në skarë ose salmon i tymosur.

 
5.  3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull balsamik, 1 lugë gjelle pekmez, 1 lugë çaji mustardë, kripë, piper. Nje salce e përkryer për sallatë jeshile me djathë dhie dhe arra te grira


 .

MISH QENGJI NE FURRE (GJYLBASHI)


PERBERESIT:

 1 kofshe qengji
 5-6 thelbinj hudhër te grira
 kripë,piper
 2 luge gjelle me gjalpë
 1 limon (lengun)
 1/2 lugë gjelle mustardë.







PREGATITJA:

Lajme dhe kullojme mire mishin e qengjit. Me një thikë të mprehtë,hapim vrima ne kofshen e qengjit dhe mbushin ato me copa të vogla të hudhrash.
Sperkasim mire mishin e qengjit me kripë, piper dhe lëng limoni dhe e sperkasim dhe me mustardë dhe ne fund me gjalpe. Vendosim mishin ne leter pjekjeje dhe e shtrengojme mire me spango. Piekim në furrë  ne temperature te ulet  për rreth 2.5 orë.Heqim letren e piekies nga mishi dhe e leme dhe 25-30 minuta te tjera qe te marre ngjyre.



Tuesday, December 11, 2012

TAVE ME KARKALECA DETI

PERBERESIT

1 kg karkaleca deti te pastruara
300 gr djathe te bardhe  te grire

2 filxhan kafe vaj ulliri
2 domate te grira

1 luge supe me salce domate
1 qepe te grire
3 thelbinj hudher
kripe piper

1 luge kafe rigon
1/2 filxhan kafe me vere te bardhe
1 luge kafe me majdanos te grire


PREGATITJA

Ne nje tigan te nxehur me 1/2 e vajit te ullirit skuqim qepen dhe nje thelb hudher te grire. Shtojme domatet,salcen e domates dhe rigonin.E leme qe te ziejne deri sa te mpikset salca dhe e heqim nga zjarri.

Ne nje tigan tjeter te nxehur me vajin e ullirit qe na mbeti skuqim karkalecat e detit.Shtojme sasine e hudhrave te tjera,kripen,piperin qe te kavurdisen bashke me karkalecat e detit dhe i shuajme me vere te bardhe.

I leme te ziejne pak sa te avolloje alkoli dhe u shtojme karkalecave te detit salcen qe pregatitem dhe 1 filxhan kafe me uje te ngrohte.I leme karkalecat së bashku me salcën qe te ziejne per 6-7 minuta dhe i vendosim ne nje tepsi duke u shtuar djathin mbi garidhet per tu pjekur ne furre te parapregatitur ne temperaturen 180 grade per 10-15 minuta.I sherbejme karkalecat te ngrohta duke i sperkatur me majdanos.

Monday, December 10, 2012

A E DINIT SE;




Për të përcaktuar nëse bishtajoret qe do te bleni jane te fresketa, veçanërisht në qoftë se jane te hapura dhe jo te amballazhuara,kafshojini pak.

 Ne rastin qe fasulia ështe relativisht e  butë dhe ndahet lehte,është e freskët, por nëse ajo thyhet si  karamele, është e ndenjur dhe e vjeter.

A E DINIT SE;










Përdorni luge dhe piruna druri gjate gatimit,sepse perdorimi i lugeve dhe pirunave metalike ulin temperaturen e zieries.

PITE ARABE




PERBERESIT

1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
2 filxhana caji me miell








PREGATITJA

Së pari ju duhet të shoshitni 2 gotat me miell,hidhni dhe 1 lugë çaji me kripë në një ene plastike.Krijojme një vrimë në mes te miellit ne enen plastike dhe shtojme 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak ujë.


Perzijini me dorë perberesit deri sa te pregatisni brumin.Sperkateni me miell nje pjese te sipërfaqen te tavolines dhe vendoseni brumin mbi atë.Vazhdoni ta punoni per 5 minuta akoma deri sa te formohet nje brume i bute dhe e leme te qetesohet per 20 min
uta.

Ndajeni brumin ne 8 pjese te barabarta.Çdo pjesë te brumit do ta hapni me një okllai ne formën dhe madhësinë qe do kete pita arabe.Nxehni një tigan pa yndyrë.Shkundni pitet arabe për të lënë miellin e tepert dhe vendosini nje e nga nje ne tigan per tu pjekur.

 
Piqini pitet nga njëra anë për 2 minuta dhe kthejeni nga ana tjeter per 2 minuta te tjera.Pitet arabe jane gati.

Me keta perberes pregatisni 8 pite arabe te cilat sherbehen te ngrohta ose te ftohta.
 




Sunday, December 9, 2012

GURABIE ME ARRA

PERBERESIT   për 4-6 persona

1 kg miell për të gjitha përdorimet
2 kokra vezë
1/2 luge kafe vanilje
2 filxhana të çajit sheqer pluhur
1 ½filxhan çaji me arra te shtypyra
1 filxhan kafe me konjak
1 ½ filxhan caji me gjalpe
½ filxhan caji me leng pjeshke
1 lugë çaji me sode buke
1 ½ filxhan caji me vaj ulliri.



 PREGATITJA

Perziejme në nje procesor ushqimi 1 filxhan nga sheqeri dhe gjalpin.Shtojme vezët dhe i perziejme për 10 minuta.Ne nje ene plastike hedhim vajin e ullirit,konjakun,soden e bukes,vaniljen,pak e nga pak miellin,arrat, dhe perziejme te gjithe perberesit e gurabieve avash avash me dorën derisa të formohet nje brumë i butë. 

Leme pak te qetesohet dhe te fryhet brumin e bute dhe formojme gurabiet ne forma të rrumbullakëta. Vendosim gurabiet ne nje tepsi te vajosur dhe i pjekim furrë te nxehur për 25-30 minuta. Mbasi të ftohen pas pjekies ju shtojme gurabieve lengun e pjeshkes dhe i sperkasim pas 40 minutash me sheqerin pluhur qe na ka mbetur.




SHPARGULL TE SKUQUR

  

PERBERESIT

Për 2-4 persona

2 tufa te egra shpargull

1/3 filxhan vaj ulliri
kripë
piper

1/2 lemon (lengun)








PREGATITJA

Pastroni më parë shpargullin.
Pritini pjese të vogla .

Vendosni një tigan me pak vaj.

Skuqni asparagusin pasi te jete ngrohur vaji.

Hidhni kripe dhe piper  gjate skuqies perzini mire asparaguset dhe sherbejini duke i shtuar lengun e lemonit.




SUPE PULE

   

Perberesit

1 pule
1 karotë
1 patate
1 qepë
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper
6 lugë oriz per supe
 




Per salcen e lemonit
 
1 vezë
2 limon
 
1 lugë gjelle miell




Pregatitja

Lajme pulen, e vënë atë në një tenxhere me ujë deri sa te mbulohet për të zier dhe sapo ka filluar te ziej, derdhim ujin,lajme perseri pulen dhe e vendosim përsëri në tenxhere me ujë deri sa te mbulohetdhe e leme te ziej.

Shtojme, karroten, pataten, qepën, kripën,piperin dhe vajin e ullirit dhe i lëme te ziejne rreth 40 minuta apo më shumë ne temperature jo shume te larte.




Mbasi kane zier i heqim nga tenxherja pulen dhe perimet me një lugë me vrima dhe i vendosim në një pjatë që shërbejme,shtojme ne tenxhere 1 filxhan ujë dhe sapo te fillojë te ziej shtojme orizin dhe e leme te zieje per 10-15 min

.Pregatisim salcen e vezes dhe lemonit per supen e pules ne kete menyre qe te mos na prihet veza ne supe:  Vënë në një vezë procesorin e ushqimit,lëngun e limonit dhe miellin dhe i perziejme per 2 minuta.Hedhim keta perberes në tenxhere e cila mund te jete dhe mbi zjarr duke zier dhe i trazojme.

 Heqim kockat pules dhe e presim mishin ne pjese te vogla,presim dhe zarzavatet në pjese të vogla dhe i hedhim te gjitha ne supe.Supen e shërbejme në pjatë të thellë,shtojme pak piper dhe na befte mirë!



Friday, December 7, 2012

SALCE KOSI (XAXIKU GREK)


PERBERESIT

1 kg salce kosi
200 gr kastravec i grire rende

1/2luge supe koper te grire
kripe
piper i bardhe i grire
1/2 filxhan kafeje me vaj ulliri
5-6 thelbinj hudhre te grira ne multi
1 luge gjelle me uthull
25 ml uzo (sipas deshires)







PREGATITJA

Vendosim te gjithe perberesit ne nje tenxhere dhe i perziejme mire te gjithe perberesit deri sa te kemi nje mase homogjene.









Duhet theksuar qe kastravecat e grire ne rende para pregatitjes te salces te kosit (xhaxhikut Grek) duhen kulluar mire qe te ike lengu i tepert. Vendosim salcen e kosit ne frigorifer per 30-40 minuta para se ta sherbejme qe te mpikset plotesisht. Ju befte mire.









UNAZA QEPE TE SKUQURA



PERBERESIT

Për 4-6 persona

kripë dhe piper
5 qepë të mëdha
vaj për skuqie
1 filxhan miell
1 1/2 filxhan birrë

salce kosi per ti shoqeruar

  






PREGATITJA

Merrni qepët dhe qerojini duke u hequr lekuren dhe pastaj ndaini ne unaza.
Ne nje ene plastike shtoni miellin, birrën, kripë dhe piper dhe perzijeni deri sa te keni nje mase brumi te holle.

Vendosni unazat e qepes brenda ne enen plastike ne brumin e holle te pregatitur dhe vendosni dhe vajin
 ne tigan te nxehet.Skuqni pak e nga pak qepet deri sa te theken duke i kthyer nga te dyja anet
.
Nxirrini unazat e qepes ne nje kullese me letër kuzhine që të kullojne vajrat e teperta.Sherbeini te ngrohta me salce kosi.



FASULE

Perberesit

Për 4-6 persona

 
1 thelb hudhër

pak rigon
200 gram vaj
kripë
piper
1 kg fasule të thata
350 gr karrota, selino, qepë

3-4 domate teqeruara dhe te  grira
djathe dhe majdanos per te sherbyer

 


Pregatitja

Vendosim fasulet qe ne darke per tu zbutur.Diten tjeter fasulet i kullojme i lajme dhe i vendosim per tu zier me uje te ftohte.

Shtojme zarzavatet: karrotat, selinon, qepën, hudhren,domatet.Shtojme dhe perberesit e tjere,kripën,piperin,rigonin dhe i leme te ziejne për 30 minuta.

Nëse ështe e nevojshme shtojme pak ujë.I leme te ziejne derisa te perfundoi zieria dhe i sherbejme te ngrohta me djathe te bardhe dhe buke te thekur.




 

QOFTE ME BROKOLI DHE DJATHE


Perberesit

Për 2-4 persona
300 gram djathë te bardhe te grire
200 gram djathë parmexhan tegrire 
1/2  brokoli 
1 filxhan miell
1/2  luge kafe me sode ose  (beikin paunder) 
1 filxhan birrë 




Pregatitja
  
Ne nje ene plastike hedhim miellin,birren dhe beikin paunter.Përziejme përbërësit për të formuar një përzierje homogjene.Vendosim enen plastike në frigorifer për 30 minuta për tu lidhur te gjithe perberesit.
 
Heqim enen plastike nga frigoriferi dhe shtojme ne brumin e holle qe
pregatitem brokolin e grire,djathin e bardhe dhe parmexhanen,perziejmete gjithe perberesit.Pregatisim qoftet e brokolit me djathe dhe ngrohim 
pak vaj ne nje tigan.
 
Mbasi eshte ngrohur vaji skuqim qoftet nga te dyja anet deri sa te marrin
ngjyren e duhur.Heqim nga tigani qoftet e brokolit dhe i vendosim ne nje pjate me leter guzhine qe te thithi vajrat e teperta .

 

KARKALECA DETI ME KUNGULLESHKA DHE KYRI

PERBERESIT

16 karkaleca deti te medhaja te pastruara nga koka

50 ml vaj ulliri
1 qepe te thate te grire
2 kungulleshka te prera ne feta te holla
1 thelbi hudher te grire
leng lemoni nga 1/2 lemoni
80 ml vere te bardhe
1 luge kafe me kyri ( nje erez e verdhe arabeqe ka 12 perberes )
kripe
piper te bardhe te sapo bluar
1 luge kafe me majdanos te grire

 
 
PREGATITJA

Ngrohim tiganin ne zjarr te fuqishem dhe vendosim vajin e ullirit,karkalecat e detit dhe hudhren.

I skuqim rreth 1 minut dhe ju shtojme kungujt,qepen,kyrin,kripen,majdanozin dhe piperin.

I skuqim te gjithe perberesit rreth 2-3 minuta dhe i shuajme me vere dhe leng lemoni.

Vazhdojme skuqien dhe per 2-3 minuta te tjera deri sa te zbuten pak zarzavatet dhe te lidhen te gjithe perberesit per te pregatitur salcen e karkalecave te detit.

Salcen mund ta sherbejme me rigatoni,oriz,nudel ose me makarona te ndryshme.

Ju befte mir

LENG MOLLE





Nëse ju harroni ndonjë mollë ne raftin e frutave ose frigorifer dhe ato fillojne te mos jene te fresketa mund ti bejme leng molle.Kjo pije eshte e bute dhe me shije të hollë fine dhe mund te pihet e ngrohte ose e ftohte.










Perberesit
 
1 kilogram mollë
3 litra ujë
1 filxhan caji me sheqer
lëng nga 1 limon
 
rracione 10-12

Përgatitja

 Lahen mollët dhe ju heqim bishtat. Nuk heqim thelbin me farat e molleve dhe as i qerojme.Presim ne feta mollet dhe i vendosim ne nje tenxhere per ti zier. Shtojme ujin, mbulojme tenxheren dhe i leme te ziejne deri sa mollët te zbuten mirë ose pothuajse te treten . 

 Shtojme sheqerin dhe lëngun e lemonit dhe trazojme për të shpërndarë dhe tretur sheqerin lëngun e nxehtë.Largojme tenxheren nga zjarri qe te na ftohet dhe e kullojme lengun e molles një kullesë plastike te ciles e shtrojme nje nape te trashe per ta kulluar sa me mire.

Lengu i molles duhet te kete nje ngjyre te verdhë të qartë. Pime lengun e molles te ngrohte ose te ftohtë duke e mbajtur atë në frigorifer në një enë plastike.

* Këshillë, Teorikisht ne nuk duhet të përdorin diçka metalike ne ruajtjen ose pregatitjen e lengut te molles (mundesisht ene qelqi), për të shmangur ndryshimin e ngjyrës ne pije.



DOBITE SHENDETSORE NGA CAJI QE PREGATITET NGA LULET E MOLLES DHE NGA MOLLA E THATE:

  Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimit psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.


Gurët në veshka

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

Tretja

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.