Nëse ju harroni ndonjë mollë ne raftin e frutave ose në frigorifer dhe ato fillojne te mos jene te fresketa mund ti bejme leng molle.Kjo pije eshte e bute dhe me shije të hollë fine dhe mund te pihet e ngrohte ose e ftohte.
Perberesit
1 kilogram mollë
3 litra ujë
1 filxhan caji me sheqer
lëng nga 1 limon
rracione 10-12
Përgatitja
Lahen mollët dhe ju heqim bishtat. Nuk heqim thelbin me farat e molleve dhe as i qerojme.Presim ne feta mollet dhe i vendosim ne nje tenxhere per ti zier. Shtojme ujin, mbulojme tenxheren dhe i leme te ziejne deri sa mollët te zbuten mirë ose pothuajse te treten .
Shtojme sheqerin dhe lëngun e lemonit dhe trazojme për të shpërndarë dhe tretur sheqerin në lëngun e nxehtë.Largojme tenxheren nga zjarri qe te na ftohet dhe e kullojme lengun e molles në një kullesë plastike te ciles e shtrojme nje nape te trashe per ta kulluar sa me mire.
Lengu i molles duhet te kete nje ngjyre te verdhë të qartë. Pime lengun e molles te ngrohte ose te ftohtë duke e mbajtur atë në frigorifer në një enë plastike.
* Këshillë, Teorikisht ne nuk duhet të përdorin diçka metalike ne ruajtjen ose pregatitjen e lengut te molles (mundesisht ene qelqi), për të shmangur ndryshimin e ngjyrës ne pije.
DOBITE SHENDETSORE NGA CAJI QE PREGATITET NGA LULET E MOLLES DHE NGA MOLLA E THATE:
Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të
ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj
është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të
mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të
thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj
tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar
nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimit psikike pas punëve
të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Gurët në veshka
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin
e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga
verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1
gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit
që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i
një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të
vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet
mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e
përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e
kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga
këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji
pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon
kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën
dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në
ditë.
Tretja
Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e
ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para
buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon
infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu
konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i
lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës.
Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i
sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një
kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale,
këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumës dhe gurëve në veshka.
Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe
eliminon thartirën e tepërt në gjak.